Ky grup turistësh cekë kanë ngritur tendat e tyre në parkun kombëtar të Llogorasë. Ata udhëtojnë në vende të ndryshme dhe nuk pëlqejnë të flenë në hotel apo të ushqehen në lokale. Kanë me vete udhëzuesin dhe një kuzhinier që u gatuan
“Unë quhem Tomas, jam udhëheqësi i këtij grupi. Na pëlqen të jemi pranë me natyrën!”
Kuzhinieri: Të gatuaj në këto kushte nuk është problem për mua. I shijoj të tilla udhëtime
Për këta çekë është dita e parë që ndodhen në Vlorë. Ata i gjetëm mes pyllit në Llogora
“Quhem Vera dhe kam ardhur në Shqipëri me të dashurin tim. Do t’u a sugjeroj të gjithëve”
“Jam Piter 50 vjeç dhe ndodhem në Shqipëri me gruan time. Shqipëria është një nga vendet më të bukura që kam vizituar.”
“Më pëlqen Shqipëria dhe të fle në natyrë nën një tendë edhe pse me raste ka shi. Kam qenë në Islandë dhe SHBA por këtu në Shqipëri është vërtet këndshëm!”
Kampi u kushton veçse 40 euro dita rruge, mëngjes, darkë dhe tendat ku flenë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post