Pas kaosit të krijuar në Partinë Demokratike ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat Lulzim Basha. Basha e ka konsideruar Berishën si një barrë për PD dhe qytetarët e tub oksigjeni për Ramën .
Ai është shprehur se sot është paraqitur në seli me persona me precedent kriminal dhe baron droge.
“Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, në vend që të merremi me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë të shtojnë një vakt në ditë, me shqiptarët që harxhojnë të gjithë buxhetin familjarë me faturën e dritave, të ujit të taksave dhe nuk u mbeten para për këpucët e fëmijëve.
Nuk ia fal kurrë si qytetar, si demokrat, si prind i dy fëmijëve. Sali Berisha është bërë barrë për qytetarët dhe PD. Tub oksigjeni i Edi Ramës dhe pengesë e qytetarëve.”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post