Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një deklarate për ndjekësit e tij, i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden “të japë dorëheqje i turpëruar” për shkak të marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talenabnët, pas tërheqjes së trupave amerikane.
“Është koha që Joe Biden të jap dorëheqje i turpëruar për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, bashkë edhe me rritjen e jashtëzakonshme të të infektuarve me COVID-19, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë e përgjysmuar”, – ka thënë ai.
Ai ka vazhduar të përmend pretendimin e tij se Biden e fitoi presidencën përmes mashtrimit në zgjedhje, duke përfunduar: “Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime në radhë të parë.”
Trump e lëshoi deklaratën pasi fotografitë ekskluzive të DailyMail.com e treguan atë të mbërrinte në Trump Tower në New York City.
Diskutime rreth kësaj post