Donald Trump është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miliarderi amerikan ka mundur me diferencë rivalen e tij Hillary Clinton, duke fituar edhe në bastione të demokratëve.
Republikani siguroi fitoren me shtetin e Pensilvanisë, ku në votat e fundit ktheu rezultatin në favor të tij, që prej fillimit udhëhiqej nga Clinton.
Nuk ka përfunduar ende numërimi i të gjitha votave në shtetet e tjera, por Donald Trump ka siguruar më shumë se 270 vota elektorale, pragu minimal që duhet për t’u shpallur President i SHBA-së. Republikani ka fituar me më shumë se 270 mijë vota ndaj rivales Hillary Clinton.
Në vijim pritet të shpallet rezultati zyrtar për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda
Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...






Diskutime rreth kësaj post