Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Hot i Ri në Shkodër pak pas mesnate, pikërisht në orën 00:30, ku një 28-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë nga shoku i tij.
Nga sa mësohet, Kole Fermasi pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me thikë nga 27-vjeçari, ku si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Viktima dhe autori i identifikuar si Kristjan Shkambi ishin shokë me njëri-tjetrin.
Ata në pije e sipër kanë debatuar me njëri-tjetrin pas një ngatërrese të çastit, çka ka bërë që Shkambi të nxjerë thikën dhe të sulmojë 28-vjeçarin. Ndërkaq në një kohë rekord policia e ka arrestuar autorin.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post