Tërmeti që tronditi Tiranën, Durrësin, Krujën dhe rrethet pranë tyre kishte si epiqendër zonën në veri të Durrësit, e cila përkon fiks me Gjirin e Lalzit.
Kjo zonë është goditur edhe katër herë të tjerë nga tërmetet gjatë muajve të fundit duke pasqyruar kështu një aktivitet sizmik të lartë për mesataren e Shqipërisë, shkruan Albeu.com.
Në këtë zonë janë investuar miliarda euro gjatë viteve të fundit ku spikasin resortet dhe vilat e politikanëve shqiptarë. Pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kanë vila në zonëne e Gjirit të Lalzit duke bërë mjaft komenetues në rrjete sociale që të bëjnë një lidhjes mes tërmeteve të vazhdueshme dhe “hakut” të shqiptarëve të investuar në Gjirin e Lalzit.
“Zoti po i çon një mesazh politikanëve tanë hajdutë”, komenton një qytetar në Facebook.
Më parë, Gjiri i Lalzit është goditur nga tërmete me magnitudë 3.5-4 të shkallës richter pa shkaktuar dëme materiale. /albeu
Diskutime rreth kësaj post