Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për ‘Abc e Mëngjesit’ është shprehur se tashmë kurba e koronavirusit është në rënie në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë. Kalo ka theksuar se fatmirësisht numri i të infektuarve në vendin tonë ka qenë me ritme të ngadalta, kjo tashmë tregon se ne duhet të fillojmë me lirimin sa më të shpejtë të masave shtrënguese.
“Numri praktikisht është në rënie është stabilizuar, dje kemi pasur vetëm dy shtrime dhe uroj që me këtë ritëm të dalim shumë shpejt nga kjo situatë. Masat tashmë janë drejt lirimit dhe uroj të bëhet sa më shpejt. Fatmirësisht është një trend në ulje që nuk është vetëm tek ne. Por ajo që nuk duhet të harrojmë është kombinimi i vetëndërgjegjësimit të popullatës me masat e marra kanë qenë dy faktorët bazë të uljes së nivelit të infektimit dhe atyre që kemi humbur, ajo që është e rëndësishme duhet të theksojmë se numri i infektimve është i ulët, dhe jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë ato vende që kanë aplikuar masat kufizuese kanë pasur një sukses të tillë”, – është shprehur mjeku.
Ndër të tjera mjeku ka theksuar se tashmë qeveria për ti dhënë sa më shumë mundësi zhvillimit të turizmit është e rëndësishme që të bëjë hapa më të shpejtë dhe të guximshëm për të oksigjenuar mushkrit për ekonominë.
Gjithashtu mjeku ka theksuar se uji i detit dhe dielli janë një mënyrë e mirë që ndihmojnë në luftën ndaj koronavirusit.
“Uji dhe dielli janë dy elementë të favorshëm ndaj luftës ndaj Sars Cov 2. Nga ana mjekësore është e domosdoshme që njeriu të lëvizë jashtë ambientit të shtëpisë që ka një kohë të gjatë mbyllur dhe të shkojë në ambiente që ka shumë ajër siç janë periferitë”, – ka thënë Kalo.
Gjithashtu Kalo pohoi se prej datës 1 shkurt ka nisur përdorimin e hidroklorokinës, bazuar në një protokoll mjekësor.
Kalo tha se ka nisur përdorimin e hidroklorokines si profilaktik, nuk ka pasur asnjë efekt anësor dhe ka rezultuar si mbrojtës ndaj Covid-19.
“Kam nisur përdorimin e hidroklorokinës si profilaktiv, dy herë në javë ose 400 mlg, bazuar në protokollet mjekësore.
Ky preparat nuk përdoret për të sëmurët kardiakë dhe në momentin që shfaqen probleme anësore ndërpritet përdorimi i saj.
Edhe në spitalin Infektiv për pacientët që janë trajtuar për Covid-19, pasi i janë nënshtruar analizave të zemrës, janë trajtuar me hidroklorokinë”, – tha Kalo.
Gjithashtu ai pohoi se është e pakumtimtë mbyllja e Parkut të Liqenit apo e plazheve, por kërkoi nga qytetarët respektimin e masave.
“Duart duhet të lahen 6 herë në ditë minimalisht, të respektohen ato që konsiderohen distanca sociale, unë nuk e kuptoj sepse merren vendime për mbylljen e plazheve apo kodrave, përfshi këtu edhe Parkun e Liqenit”, – tha Kalo.
Diskutime rreth kësaj post