Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë një mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë. Në këtë kohë ende karantine për shkak të koronavirusit, Kalo pyet nëse kemi reflektuar si popull gjatë këtyre dy muajve apo do vijojmë të brohorasim “Rroftë partia” dhe të nesërmen të marrim rrugët e kurbetit.
Postimi i Kalos:
“A kemi reflektuar ndopak si “il poppolo Albanese” gjatë këtyre dy muajve “QUARANTIN”…..Do fillojmë të mendojmë thelbësisht për ARDHMËRINË dhe MIRËQËNIEN TONË, apo do vijojmë të brohorasim “Rroftë Partia”, e të nesërmen me trastë krahut të marrim udhën e hidhur të theqafjes/kurbetit….
Kurrë të mos i harrojmë vargjet epope: “Koha është e Maskarenjve, por ATDHEU i Shqiptarëve”. (Ali Asllani)….Është koha e juaj Populli im!!!”, – shkruan Kalo.
Diskutime rreth kësaj post