• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Spiritualitet

Tregimi mbi burrin që deshte të pret një pemë të cilën njerëzit adhuronin në vend të Zotit

8 October, 2018
në Spiritualitet
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tregohet se një burrë dëgjoi se disa njerëz adhuronin një pemë në vend të Zotit dhe Krijuesit. I revoltuar nga kjo që dëgjoi, ai rrëmbeu sëpatën dhe u nis drejt pemës që ta presë. Në rrugë, iu shfaq shejtani me pamjen e një burri të moshuar dhe i tha:
– Për ku qenke nisur kështu?
– Dua të pres pemën të cilën këta njerëz e adhurojnë në vend të Zotit.
– E ç’të duhet ty kjo punë? Paske lënë adhurimin dhe përkushtimin tënd të përditshëm, për tu marrë me pemën e këtyre njerëzve! Edhe nëse ua pret pemën, ata do të gjejnë një pemë tjetër.
– Jo, do ta pres pemën!
– Mirë, por do të kesh punë me mua. Nuk të lejoj ta bësh këtë.

Kur pa seriozitetin e atij burri plak dhe që e pengonte nga rruga e tij, besimtari i kërceu sipër dhe e palosi menjëherë përdhe. Shejtani, i zënë ngushtë i tha: ”Më ler të ngrihem se dua të të them diçka të rëndësishme. Pasi e lëshoi, ai ia tha:
– Dëgjo more bir! Zoti nuk të ka ngarkuar ty me përgjegjësinë e prerjes së kësaj peme, prandaj, përse nuk merresh me punët e tua më mirë? Ka njerëz të tjerë sa të duash që mund ta presin pemën. Po të dojë Zoti, i urdhëron ata dhe e presin sa hap e mbyll sytë.
– Ka mbaruar kjo punë o xhaxha, unë do e heq qafe atë pemë.
– Mirë, por përse të mos biem në ujdi për diçka më të mirë sesa kjo që dëshiron të bësh?
– E çfarë na qenka kjo?
– Po ja, ti je njeri i varfër dhe plot halle. Ndoshta, kushedi sa herë ke dashur tu bësh mirë vëllezërve, fqinjëve dhe farefisit, por kushtet ekonomike nuk të kanë lejuar.
– Edhe çfarë pastaj?
– Hiq dorë nga prerja e pemës dhe unë të premtoj se çdo ditë në mëngjes, kur të zgjohesh nga gjumi, do të gjesh dy napolona floriri. Merri dhe shpenzoji për të plotësuar nevojat e tua. Të dalin e të teprojnë. Mund edhe të japësh sadaka me to. A nuk është më e vlefshme kjo sesa të presësh këtë pemë që e adhurojnë njerëzit? Edhe po ua preve, ata do të gjejnë një pemë tjetër. Mos më thuaj se do të qëndrosh gjithë ditën me sëpatë krahëve, duke prerë pemët që adhurojnë njerëzit. Dy napolona floriri, do i gjesh çdo ditë nën jastëk. Ja ku e ke besën time dhe i zgjati dorën.

data-full-width-responsive="true">

Burri besimtar hyri në mendime të thella dhe pas pak i tha:”Të vërtetën ke thënë!” Të nesërmen, me ti dalë gjumi, futi dorën poshtë jastëkut dhe sytë i shkëlqyen kur gishtat i prekën napolonat e floririt. E njëjta gjë edhe ditën e dytë.
Por, ditën e tretë nuk i gjeti napolonat plot shkëlqim. Gjithë inat brofi nga shtrati, rrëmbeu sëpatën dhe u nis drejt pemës që ta presë. Në rrugë, i doli sërish shejtani me pamjen e atij plaku të moshuar, që kishte takuar herën e parë.

Ai i tha:
– E hajrit, për ku je nisur kështu?
– Pse nuk e ditke zotrote? Të pres pemën.
– Harroje atë punë!

Menjëherë besimtari iu hodh përsipër plakut, por nuk ishte më ai i pari, tashmë plaku e rrëzoi dhe e përplasi përtokë, pastaj i tha:
– Nëse nuk heq dorë nga prerja e pemës, do të të vras.
– Më lësho dhe më thuaj si më munde këtë herë?
– Herën e parë, kur zemërimin e kishe sinqerisht për hatër të Zotit, Zoti mi hoqi të gjithë fuqitë dhe më munde krejt kollaj. Sakaq, këtë herë zemërimi yt ishte për hatër të florinjve dhe të mirave materiale. Prandaj dhe të munda.

Nga: Elmaz Fida

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Rita Ora thyen rekordin 30 vjeçar në Britani

Pasardhëse

Ylli i MMA-së zbulon skandalin në duelin Khabib – McGregor

Pasardhëse

Ylli i MMA-së zbulon skandalin në duelin Khabib – McGregor

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Jorida Tabaku zbardh sondazhet “surprizë”: Ju tregoj sa mandate merr Partia Demokratike në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit

Nga lajme5
12 April, 2021
0

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë Partia Demokratike pret të fitojë 20 mandate në Tiranë, nga zgjedhjet...

“Si mund të ndodhë kështu?”, kryeministri Rama tregon recetat magjike të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit

12 April, 2021

Hapet së shpejti aeroporti i Kukësit, fluturimi i parë më 18 Prill

12 April, 2021

Nuk iu bindën urdhrit të parë: Basha ‘ultimatum’ kandidatëve për deputetë para 25 Prillit, zbardhen porositë

12 April, 2021

“Luli është një kukull që një ditë e merr Saliu, një ditë Meta ”, Taulant Balla i bën apelin e fortë demokratëve të Cërrikut

12 April, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.