Kryebashkiaku Erion Veliaj, deputeti Elio Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi kanë rezultuar pozitivë ditën e sotme. Dy seancat e fundit plenarë për këtë sesion parlamentar nuk do të pezullohen edhe pse 3 prej deputetëve të Kuvendit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Kuvendi ka marrë masa duke dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të Parlamentit.
Duke marrë parasysh, se ditën e fundit, më 30 korrik, pritet që të kalojnë ndryshime dhe marrëveshje të rëndësishme si ajo për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve, seancat nuk do të pezullohet por për deputetët do të kufizohet koha e diskutimeve.
Diskutime rreth kësaj post