Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka qenë sot në Kavajë, ku inspektuan punimet në kantierin e ndërtimit të një shkolle.
Godina e prishur nga tërmeti ka qenë gjimnazi i Kavajës, me rreth 627 nxënës dhe mbi 60 mësues, ndërsa tashmë do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit
Rama është shprehur se ndërtimet e reja do të sjellin një ndryshim rrënjësor për kushtet e nxënësve dhe mësuesve.
“Kavajë – Në një nga 9 kantieret e infrastrukturës arsimore të Rindërtimit, e cila do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit, si një transformim rrënjësor i hapësirave e kushteve për nxënësit e mësuesit”, – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post