• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Trajtimi i ankesave vërtetoi se mandati i LSI u grabit në tavolinë”, Braimllari: Ne nuk do të ndalemi, do të paraqesim fakte konkrete

21 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
136
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, tha në një deklaratë për media se i gjithë procesi i trajtimit të ankesave të LSI nga ana e KAS vërtetoi se mandati i LSI është grabitur në tavolinë.

Braimllari deklaroi se në 24 qendra votimi në qarkun e Beratit të vertetuara ka 115 shkelje të rënda, të cilat sipas tij, vërtetojnë qartazi ndërhyrjen në proces dhe brenda në kuti.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari:

“Përshëndetje!
I gjithë procesi i trajtimit të ankesave të LSI nga ana e KAS vërtetoi se mandati i LSI është grabitur nëtavolinë.
Vendimmarrja e KAS, për të quajtur të vlefshme 24 qendra votimi të mbushura nga Rilindja të faktuara dhe të vërtetuara nga procesverbalet dhe nga informacioni zyrtar, i firmosur nga numëruesit dhe komisionerët e PS vërtetoi të gjitha pretendimet tona.

Në 24 qendra votimi në qarkun e Beratit të vertetuara ka 115 shkelje të rënda të cilat vërtetojnë qartazi ndërhyrjen në proces dhe brenda në kuti.Është i vërtetuar, fakti kriminal që 19 shtetas votojnë 54 herë ndërkohë që ka me qindra informacione të tjera për votime të së njëjtës natyrë në të gjitha qendrat e votimit në qarkun e Beratit.Është vërtetuar që ka më shumë fletë votimi në kuti sesa votues, në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë. Është vërtetuar që janë dorëzuar kuti me fletë votimi më shumë sesa janë marrë në dorëzim. Pra, edhe një herë kutitë janë mbushur nga Rilindja duke na kthyer pas në kohët më të errëta të zgjedhjeve në Shqipëri.

Këto fakte tronditëse, nuk janë marrë parasysh nga KAS, i cili heshti duke zbatuar një urdhër politik dhe u bërë pjesë e shkatërrimit të procesit zgjedhor dhe grabitjes së mandatit të LSI. Ne nuk do të ndalemi, do ta vazhdojmë betejën tonë në Kolegjin Zgjedhor ku do të paraqesim fakte konkrete për pavlefshmëri të procesit. LSI është e vendosur për t’i shkuar deri në fund zbardhjes të së vërtetës dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.”-shkruan Braimllari.

 

Paraardhëse

”Do ta presim gjuhën” plas sherri në KAS, Partia Demokratike: Përfaqësuesja e PS ka kërcënuar anëtarin e PD

Pasardhëse

Gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi kërkon zëvendësimin e avokatit

Pasardhëse

Gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi kërkon zëvendësimin e avokatit

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.