Në një pjesë të mirë të autostradës Tiranë- Durrës rruga është bllokuar nga një trafik i madh.
Pjesa e ngarkuar ndodhet nga hyrja në Durrës deri tek Mbikalimi i Fllakës, por arsyeja është ajo që është dhe më e çuditshme, pasi nuk ka raportim për aksidente.
Shkak për trafikun e madh është bërë ceremonia e diplomimi të studentëve të Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, që ishte parashikuar për në orën 18:30, por që ende ska nisur për shkak pikërisht të trafikut të krijuar.
Megjithë praninë dhe ndërhyrjen e forcave policore të qarkullimit qarkullimi nuk po normalizohet.
Diskutime rreth kësaj post