Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli i ka kthyer ditën e djeshme përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me videon që ai publikoi duke vënë përballë deklaratat e Bashës dhe ato të Topallit, video në të cilën kjo e fundit e akuzon kreun e PD se ka hyrë në politikë me një agjendë të pastër ekonomike personale.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Topalli u shpreh se nëse Rama e publikoi videon ditë kur ajo foli për Dushkun dhe këtë kryeministri e bëri sipas saj për hallin e tij. Topalli shkruan se do t’i qëndrojë bindjes së saj se kreu i PD Basha është armiku më i madh i demokratëve për shkak të asaj që bën dhe thotë.
“Kur nxjerr Jozefinën në Instagram ka hallin e tij. Për “hallet” e treshes del në ERTV! Që Lul Basha ka ardhur që ditën e parë me agjendë ekonomike personale, këtë e kam pasur bindje që ditën e parë që e kam njohur. Që Lul Basha është armiku më i madh i demokratëve për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer! I kam thënë, u qëndroj dhe do i qëndroj çdo sekondë, bindjes sime për çka përfaqëson Luli Basha në tregun shqiptar! Por vini re me kujdes! Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut 2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për Instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën”, tha ajo.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se tre liderët politikë janë duke bashkëpunuar, ndërsa theksoi se kryeministri Rama ka zgjedhur të bashkëpunojë me kreun e PD pasi sipas saj. Basha është investimi më i madh i tij kundër demokratëve. Ajo ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama se publikimin e deklaratave të saj e bën për veten e tij dhe jo për të.
“Që ata të tre janë bashkë e kam thënë edhe në atë intervistë të cilën e paska dëgjuar zoti Rama (derisa i paska pëlqyer çka un kam thënë e përsëritur aty për Luli Bashën). Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Lul Bashën! I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha është investimi më i mirë i Ramës kundra demokratëve. Të dashur miq demokratë dhe shqiptarë të mirë kudo ku jetoni! Mos e keqkuptoni Ramën kur “zgjedh” t’ju bëjë të dëgjoni Jozefina Topallin nga Instagrami i tij, nuk e bën ngaqë vlerëson Jozefina Topallin. Kur bën altoparlantin e Jozefinës, ka veç hallin e vet”, theksoi Topalli.
Diskutime rreth kësaj post