Jeta politike e Jozefina Topalli nuk ka qenë aspak e lehtë dhe këtë na e ka treguar koha dhe vetë ish-kryeparlamentarja. Topalli ka zbuluar sot se asaj nuk i pëlqen që këtë rrugë ta ndjekin edhe fëmijët e saj.
Ajo tha në emisionin “Hard Talk” se nuk do t’ja sugjeronte asnjë nga fëmijëve të saj të merret me politikë.
“Është shumë e rëndë. Unë nuk do doja që ata që merreshin me politikë. Kujtoj që kur PD më ftoi të bëhesha deputete të gjithë familjarët nuk më thoshin që të mos merresha me politikë përveç njërit anëtar të familjes që tha: Boll kemi vuajtur nga politika, të lutem mos u merr me të. Nuk e dëgjova, nuk e di nëse bëra mirë apo bëra keq. Por bilancet bëhen në fund të jetës”, theksoi ish-kryetarja e Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post