• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Topalli akuzon Ramën, Bashën e Metën: Koha të largojmë sektin e të korruptuarve, mendojnë vetëm për privilegjet e tyre

3 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ditën e djeshme sulmoi klasën e vjetër politike duke thënë se ka marrë peng të ardhmen e vendit. Topalli akuzoi kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta. Sipas saj ata janë një sekt të korruptuarish prej kohësh bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për interesat e tyre personale.

“Një ftesë për kurajon që me votën e tyre pa pasur nevojë për sakrificën e jetës të hedhin votën kundër një klase politike të korruptuar. Duket sikur është e ndarë në tre parti, por në fakt është një forcë politike e ndarë në tre seksione, të cilët mendojnë se si të rinë të ruajnë privilegjet dhe të rrinë në karriget që ato i mbajnë prej tre dekadash”, tha ajo.

Topalli tha se shpresën nuk mund ta sjellë as Rama as Meta dhe as Basha. Ajo kujtoi dje martirët e masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër, ku dhe vendosi kurora me lule. Topalli tha se kjo klasë politike ka larguar shpresën dhe të vërtetën dhe nuk ka më drejtësi në vend. Ish-kryeparlamentarja u shpreh se 3 dekada më parë njerëzit ishin gati të hidheshin në zjarr për të pasur më shumë mirëqenie e demokraci ndryshe nga sot ku sipas saj demokracia është zëvendësuar me korrupsion dhe të vetmit që mund ta sjellin shpresën dhe ndryshimin janë të rinjtë jo të korruptuarit.

“Unë nuk besoj se Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi apo Shpëtim Idrizi apo ca emra të tjerë mund të sjellin shpresën e ndryshimit për vendin tonë. Ishte një kohë kur njerëzit besonin në idealizma, ishte një kohë kur kishte besim dhe kishte shpresë. E kujtoj si sot 3 dekada më para kur njerëzit ishin gati të hidheshin në zjarr për të pasur më shumë liri, mirëqenie e demokraci dhe kishte prej atyre që sakrifikuan duke u bërë martirë të kombit. Martirët e 2 Prillit janë rasti më emblematik të një sakrifice dhe qëndrese të një qyteti kundra një diktature të egër.

Sot pas 3 dekadash jetojmë një moment kur shpresa është larguar nga ne dhe e vërteta është shumë larg nga ne, ku nuk ka një pluralizëm, nuk ka një të majtë dhe një të djathtë, ku nuk ka një qeveri dhe një opozitë, ku nuk ka drejtësi dhe ekonomi. Demokracia është zëvendësuar me hipokrizi dhe e vërteta, e drejta është zëvendësuar me korrupsion. Por unë besoj se shpresën nuk e sjellin hipokritët, por ata që nuk janë të korruptuar, si këta djem e vajza të reja këtu pas meje dhe të gjithë moshatarët e tyre”, u shpreh Topalli.

Paraardhëse

Petro Koçi: Kredia e Bashës quhet Sali Berisha, ndërsa këstet Ilir Meta, vetëm PS ofron të ardhme të mirë

Pasardhëse

Gjesti i bujshëm i Ramës, avokati i njohur nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë

Pasardhëse

Gjesti i bujshëm i Ramës, avokati i njohur nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.