Avokati Adriatik Lapaj ka komentuar pretendimin se kryeministri Edi Rama u ka drejtuar gishtin e mesit qytetarëve në Shkodër. I ftuar në “Zonë e lirë”, Lapaj tha se gjesti është një gabim i pafalshëm.
Sipas avokatit, ky gjest është karshillëk ndaj kombit, ndaj shtetit e ndaj njerëzve.
Komenti i Lapaj:
“Ai gishti i nxjerrë publikisht është karshillëk ndaj kombit, ndaj shtetit, ndaj njerëzve, është gabim. Nuk mund ta komentoj, është një sjellje ndaj çdo lloj limiti. Është e pafalshme ai gjesti nga kryeministri… Ai është kryeministër edhe i atyre që i thonë ik, nga ana e Kushtetutës”, tha avokati Adriatik Lapaj.
Diskutime rreth kësaj post