Pandemia e koronavirusit përveçse me pasoja shëndetësore po shoqërohet edhe me pasoja të shumta ekonomike. Moderatorja e RTSH-së Hygerta Sako nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka rreaguar e revoltuar ndaj shtrëngimit të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Hygerta është revoltuar ndaj përgjysmimit të rrogave në administratën shtetërore dhe mbylljen e të gjitha klinikave dentare apo edhe anulimin e të gjitha operacioneve.
“Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më,” – shkruan Sako.
Diskutime rreth kësaj post