Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit. Ka qenë avokati i tij, Dorian Matlia, i cili ka pretenduar se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
“Gëllçi pretendon se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, pasi se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e parab*urgimit“.
Ai ka paraqitur edhe një sërë raportesh mjekësore për të cilat thotë se provojnë sëmundjet që ai ka. Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
Diskutime rreth kësaj post