• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Thirrja e fortë nga qytetari: Prindër, ju lutem dilni dhe protestoni për fëmijët tuaj!

6 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga qytetari Olsi Duzha 

Dëshiroj t’u bëj një thirrje prindërve shqiptarë të mbështesin fëmijët e tyre studentë në protestë. Mund ta publikoni me emrin tim sepse në kësi rastesh anonimati nuk jep shembull. Faleminderit!

Pak nga të rinjtë e sotëm janë të njohur me llotaritë shoqërore të kohës së monizmit. Në pamundësi për të blerë një televizor, rrobalarëse apo frigorifer, prindërit tanë organizoheshin me miq e shokë ku secili shtinte lekë. Në fund kishte një fitues, i cili përcaktohej nga “një letër me vrimë” apo tjetërsoj.

Prej vitesh tanimë, taksapaguesit shqiptarë shtinë lekë që t’i ndryshojnë jetën një individi. Paguajnë pjesën e tyre që “Piter Pani” të kapërcejë botën me charter për vizita onorifike, të botojë e përkthejë në shumë gjuhë shkrimet e tij, të çelë ekspozita në metropolet e botës, të vishet çdo ditë kokë e këmbë si askush nga udhëheqësit botërorë, e si përfundim, të neveritet nga varfëria e tyre, t’u thotë që do largohet kur t’i dojë vetja e jo kur e kërkon sovrani. I lumtë vetja!

Në historinë e pluralizmit shqiptar, populli ynë luan lloto me fatin e tij.

I heq komunitetit një mjek të mirë dhe e transformon në kryebashkiak që firmos leje ndërtimi, merr një individ që nuk ka shkëlqyer kurrë në profesionin e tij dhe e bën burrë shteti. Arsimoni fëmijët në shkollat që ndërtoi Koço Kokëdhima, ku mund të thyejnë kokën nga punimet e lodhura, ku i gërryen lagështira, ku për mësues kanë anëtarë partie, të pangrohur, të përdorur, të rekrutuar.
Pastaj i lëshoni si qenushë për të lëpirë politikanë, pastaj i fotografoni dhe qeshni me ta. I merrni me vete nëpër kafene që kur janë në karrocë, i shpini të luajnë në lokale me lodra dhe pastaj kur rriten ankoheni se po ngelen kafeneve.
Çfarë hipokrizie!

A protestoi ndonjë prind për mungesën e ngrohjes në kopshte? A protestoi kush për punimet pa standard nëpër shkolla?

A protestoi kush për lejet e panumërta që iu dhanë kafeneve rrotull shkollave? Për llotot apo bilardot që i janë ngjitur murit të shkollës? Po për mungesën e librave, bibliotekave, infrastrukturës shkollore a protestuan prindërit?

Po për “pedagogët” me diploma plepash, dushku, për mësuesit pa diplomë, a protestuan prindërit?

Po për fëmijët që kanë 27 vjet që po largohen?

Kjo është trashëgimia juaj të dashur prindër.

Kjo është Shqipëria që po u lini fëmijëve tuaj.

Askush s’ka të drejtë të denigrojë studentët protestues! Sidomos ju që me heshtjen tuaj keni kuar këtë klasë politike. Mbushni sheshet.

Mbroni të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Paraardhëse

Protesta e studentëve, Lindita Nikolla: Ja pse u vendos pika 4

Pasardhëse

Nuk del të ballafaqohet me ‘ngelësit’, studentja ekselente Lindita Nikolla me mesatare gjimnazi 5.9

Pasardhëse

Nuk del të ballafaqohet me 'ngelësit', studentja ekselente Lindita Nikolla me mesatare gjimnazi 5.9

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.