Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka folur për protestat e studentëve. Nikolla është shprehur se Qeveria ka marrë vendimin për shfuqizimin e Pikës 4 pra mos tarifimin e studentëve për provimet e mbartura, ndërsa ka shpjeguar se përse është vendosur kjo pikë në VKM.
‘Studentët kanë gjithmonë të drejtë. Ata meritojnë të dëgjohen. Ky është një parim unik dhe është detyra jonë të krijojmë kushtet që ata të dëgjohen. Pika 4 është vendosur me VKM, e kërkuan Universitetet pasi studentët futeshin në provime mbi 10 herë. Dhe ne e vendosëm për ti motivuar ata që ti merrnin këto lëndë. Universitetet e kanë kërkuar me forcë vendosjen e kësaj VKM’, tha Nikolla në Open.
Diskutime rreth kësaj post