Pjesëtari i grupimit më të ri të PD-së, Arben Imami nga konferenca e jashtëzakonshme paralajmëroi hapur Lulëzim Bashën për atë që e pret nëse pranon të bëjë koalicion me PS-në.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Imami deklaroi se “Jemi në momentin që po i thërrasim arsyes. Arsyeja thotë se ke humbur dy palë zgjedhje dhe ato lokale. E vetmja rrugë e ndershme e shëndetshme për partitë, në botën perëndimore është edhe largimi”.
“Mbani mend se sa u rrit respekti për Fatos Nanon, pasi humbi zgjedhjet, apo dhe Berisha. Mbi bazën e kësaj do të bëhet deri në fund lufta”, – theksoi ai.
Ish-ministri i Mbrojtjes paralajmëroi Bashën që të mos bashkëpunojë me PS-në. “O bëjmë gjithçka, më shumë se gjithçka, po i them Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon që në koalicion me PS me zgjatje jo u vodhën votat, do i futet në fushatë. E vetmja rrugë është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze, ndeshje politike, mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanos pas dhënies së dorëheqjes apo të Berishës”, – tha Imami.
Diskutime rreth kësaj post