Kryeministri Edi Rama ka pasqyruar përmes një postimi në rrjetet sociale turin e komunikimeve që drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve po bën me bizneset në lidhje me përfitimin e mbështetjes financiare nga Paketa e Zgjeruar.
Rama bën të ditur se askush nuk do të mbetet pa marrë atë që i takon me ligj.
“Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me bizneset????
Vizitë në qendër tregtare ku bizneset kanë përfituar mbështetje financiare nga Paketa e Zgjeruar.
✅ Sot janë 110 mijë e 405 individë që kanë përfituar 40.000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë.
THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI DHE ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON”, – shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post