• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“The Economist” gjen lidhjen e Bashës me dikatorin e Kongos

24 November, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E mirënjohura “The Economist”, në një investigim të saj dedikuar firmave lobuese në Afrikë, ka gjetur një lidhje të drejtëpërdrejtë midis diktatorit famëkeq të Kongo Brazavilit, Denis Sassou Ngueso, me liderin e opozitës shqitpare, Lulzim Basha.

Në një artikull me titullin “Rreziku i lobimit në Afrikë”, “The Economist” shkruan se si kompania lobuese e zgjedhur nga diktatori, organizoi për të “farsën” e takimit me Donald Trump, në një event bamirësie në Florida. 

Ky takim u përdor nga Nguesso, për të reklamuar imazhin e tij në të gjithë mediat e kontrolluara të Republikës së Kongos, me argumentin se ai ishte “lideri i parë në botë që Trump thirri në një takim”.

Të dhënat e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i njëjti burim që ka publikuar edhe kontratat e Partisë Demokratike, tregojnë se për këtë mision, Nguesso kontraktoi një firmë rumune, të quajtur “Global Structures Group”.

Megjithatë, kjo firmë ka punuar ngushtësisht në të shkuarën me disa prej lobuesve të Bashës, listë që përfshin edhe “Stonington Strategies”, “Muzin Partners”, “Barnes & Thornburg” dhe “Binietta LTD”.

Gjatë fushate, Basha zgjodhi të njëjtën taktikë, si ajo e Nguesso, për të takuar Trump në një takim biznesi, me qëllim shkëputjen e një foto nga tij, foto e pompuar nga mediat pro-opozitare si një provë e mbështetjes së Presidentit Amerikan ndaj Lulzim Bashës.

Në rastin e Nguessos, Shtëpia e Bardhë reagoi duke përgënjeshtruar karakterin zyrtar të takimit disa sekondësh Trump-Nguesso.

Megjithatë, edhe pa këtë përgënjeshtrim, ishte e qartë për të gjithë se diktatori i Republikës së Vogël të Kongos (shënim: Mos ngatërro me Republikën Demokratike të Kongos, një ndër shtetet më të mëdha në Afrikë), nuk do të ishte kurrsesi dinjitari i parë i huaj i ftuar nga Trump. E njëjta, pa dyshim vlen edhe për Bashën.

Republika e Kongos është një prej vendeve më të varfëra në botë dhe mbase shteti i vetëm, ku skllavëria konsiderohet ende e ligjshme. /Zathur.net

 

Paraardhëse

“Më tha se gjëja e vetme që donte ishte të largohej nga Real Madridi”

Pasardhëse

Sulm me bombë në Egjipt, të paktën 200 të vrarë në xhami

Pasardhëse

Sulm me bombë në Egjipt, të paktën 200 të vrarë në xhami

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.