Një sulm me bombë dhe armë ka ndodhur në një xhami në provincën Sinai në veri të Egjiptit, duke vrarë te pakten 200 persona, kanë lajmëruar agjencitë shtetërore të lajmeve.
Përveç të vdekurve, rreth 130 vetë të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmin vdekjeprurës, thanë zyrtarët e shëndetësisë.
Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të takohet me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar incidentin, njoftoi televizioni Ekstra Neës i Egjiptis.
Nuk dihet ende se kush ishte pas sulmit të së premtes. Militantët xhihadisë kanë bërë një kryengritje vitet e fundit, duke kryer sulme pasi ushtria e Egjiptit përmbysi presidentin islamik Mohammed Morsi në korrik të vitit 2013.
Qindra policë, ushtarë dhe civilë janë vrarë që atëherë, kryesisht në sulme të kryera nga grupi i Provincës Sinai, i cili është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS).
Diskutime rreth kësaj post