Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë, ku për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.
Fillimi Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit.
Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Armanda Begaj, bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj, i bashkohet “Tetorit Rozë” , në ndihmë të grave dhe vajzave që vuajnë nga kanceri i gjirit si pjesë e përpjekjes mbarëbotërore të sensibilizimit për kujdesin shëndetësor.
Në një mesazh të posaçëm, Armanda Begaj e vlerëson këtë muaj, si moment për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet.
“Gjatë 31 ditëve të tetorit, secili nga ne të ketë një moment reflektimi për çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancerin e gjirit”.
Kanceri i gjirit nuk njeh moshë dhe as muaj prandaj kontrollet duhet të jenë intensive gjatë gjithë vitit. Mjekja e spitalit Onkologjik Anila Pema tha pak ditë më parë për Report Tv se në vitin 2022 patëm një rritje me 15% të rasteve me kancer gjiri.
Simptoma e parë e dukshme që shfaq kanceri i gjirit, është një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit.
Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri, janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji.
Kanceri i hershëm i gjirit zbulohen nga një mamografi.
Sugjerohet që për moshat nën 40-vjeç të bëhet ekografi dhe jo monografi.
Shumica e simptomave të çrregullimeve të gjoksit, duke përfshirë shumicën e gungave, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri.
Megjithatë, shfaqja e një simptome të re duhet marrë seriozisht në konsideratë nga të dyja palët si pacientët ashtu edhe nga doktorët e tyre, për mundësinë e një kanceri gjiri, ku ky i fundit mund të shfaqet në pothuajse çdo moshë.
Diskutime rreth kësaj post