Ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka komentuar operacionin policor ‘’Librezat’’ ku ranë në pranga disa zyrtarë të cilët kryenin tampone të COVID-19 në këmbim të ryshfetit prej 5 deri në 10 mijë lekë të reja.
Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan se liberalizimi i testimeve duhet të realizohet menjëherë, sepse është domosdoshmëri shkencore dhe ndalon korrupsionin.
Sipas tij, monopoli i testimeve, atyre molekulare e imunologjike një laborator është një nga faktorët kryesore të dështimit ndaj epidemisë e mos kontrollimit te saj.
Postimi i Shehut:
“Qeveria me bllokimin e testimeve-krim ndaj shendetit e jetes, bllokon levizjen e lire, stimulon korrupsionin!
Rastet e sotme korruptive te deklaruara jane “pjelle” direkte e “monopolit” ndaj testimeve, jane nje “kembane” tjeter alarmi per te vepruar sa me shpejt si e gjithe bota demokratike:
—Te realizohet menjehere liberalizimi i testimeve, domosdoshmeri shkencore, e drejte e njeriut, transparence, levizje qytetare, ndalim i korrupsionit kjo.
Monopoli i testimeve, atyre molekulare e imunologjike ne vetem nga nje laborator eshte nje nga faktoret kryesore te deshtimit ndaj epidemise e mos kontrollimit te saj.
Kjo jo thjesht per numrin me te ulet te tyre ne vendin tone perballe Europes, por dhe per mungesen e transparences, mos besueshmerise shkencore e profesionale etj, qe se bashku me mungesat metodologjike prodhuan ate “Kurbe” te cuditeshme, pra:
—Stimulimi, nxitja, mbeshtetja me kontrollin e nevojshem e te gjitha kapaciteteve publike e private, mjekesore e me tej per tu perfshire ne te tera llojet e testimeve, me tampon, salive, gjak venoz e gjak kapilar, eshte nje domosdoshmeri absolute per te kontrolluar epidemine, sherbyer njerrezve, mundesuar levizjen jashte kufijeve, goditur korrupsionin etj.
—Motoja eshte e duhet te jete: Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim!
—Vazhdimi inkuizicional i ndalimit te deritanishem eshte ecja me kokefortesi ne nje rruge kriminale, qe do te kete pasoja tragjike pluridimensionale.”, ka shkruar Shehu.
Diskutime rreth kësaj post