Shqipëria është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit të rënë në zonën e Durrësit dhe Tiranës, i cili deri tani shkaktoi 45 viktima dhe mbi 700 të plagosur.
Në këtë tragjedi nuk mund të lënë anash shpirtin e madh të shqiptarëve të cilët u mblodhën për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i fuqishëm i dy ditëve më parë.
Në këtë valë të madhe solidarizimi, ka ndodhur “magjia”, ka rënë inati politik mes kryeministrit dhe kryeopozitarit Basha.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta, kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë në terren duke parë situatën, por duke lënë mënjanë edhe retorikat politike.
Këtë e tregon më së miri një veprim i Ramës i cili shpërndan në rrjetet sociale një video të Bashës i cili flet për situatën e rëndë nga tërmeti, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post