Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar nga Shkodra në një intervistë për Abc News se dhuna para zgjedhjeve është përgjegjësi e liderëve të partive politike. Ajo u shpreh se ata kanë një përgjegjësi të veçantë në fjalët dhe veprimet e tyre jo vetëm duke e dënuar dhunën por edhe ta parandalojnë atë.
“Mendoj se është shumë e dukshme që dhuna në politikë është e papranueshme. E di që dhuna politike ka qenë pjesë e historisë së Shqipërisë, por kjo është në të shkuarën. Tani mendoj që është një Shqipëri ndryshe.
Mendoj që drejtuesit kanë një përgjegjësi të veçantë në fjalët dhe në veprimet e tyre. Jo vetëm që ta dënojnë dhunën, por edhe që ta parandalojnë atë. Kështu që udhëheqësit nuk duhet të shkojnë që të mund të nxisin që njerëzit të mund të marrin armët, apo të mund të përfshihen në vepra të dhunshme. Është përgjegjësi e tyre”, u shpreh Kim.
Diskutime rreth kësaj post