Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën e tensionuar në Shqipëri, sidomos tubimet për shembjen e godinës së Teatrit.
”Pas 3 ditësh do harrojnë, ashtu siç harruan, Parkun, Kalimashin, Astirin, tërmetin, shitjen e detit me Greqinë, Gërdecin, 21 Janarin, protestat e studentve…”, shkruan Spahiu.
Postimi i Spahiut në Facebook:
“Pas 3 ditësh do harrojnë….
Ashtu siç harruan, Parkun, Kalimashin, Astirin, tërmetin, shitjen e detit me Greqinë, Gërdecin, 21 Janarin, protestat e studentve…
Sapo të hapen kafet e lagjeve dhe Zgara Korçare, aty do dynden.
Popull që jetojmë me stomak, këtë regjim e kemi hak.” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post