• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Donald Trump shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin për të sulmuar centralet bërthamore të Iranit

18 June, 2025
në Aktualitet, Botë
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Izraelin për të goditur objektiva bërthamore iraniane, përfshirë edhe kompleksin në Fordow, raportojnë mediat ndërkombëtare.

donald trump

Diskutimi rreth këtij skenari pritet të zhvillohet në dhomën e situatave emergjente (Situation Room) në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, raportohet se nuk ka ende një dakordësi të plotë mes këshilltarëve më të afërt të presidentit për këtë hap të mundshëm.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, u shpreh skeptik për një votim të shpejtë në Senat për të miratuar një veprim të tillë. Sipas tij, presidenti Trump aktualisht “vepron brenda autoriteteve të tij” për të marrë masa.

I pyetur nëse Kongresi duhet të ketë fjalën e vet për çdo sulm të mundshëm ndaj Iranit, Thune tha se “po i paraprijmë ngjarjeve”, por nuk e përjashtoi mundësinë që Kongresi të përfshihet më vonë në procesin vendimmarrës.

Nga ana tjetër, senatori republikan Lindsey Graham theksoi se presidenti Trump duhet të marrë një vendim “shumë shpejt” në lidhje me ndihmën ndaj Izraelit. Sipas raportimeve të CNN, Graham i ka kërkuar personalisht presidentit në një bisedë telefonike të ndërmarrë një qasje të plotë për të ndalur programin bërthamor të Iranit, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake amerikane.

“Unë i thashë presidentit: ‘Kjo është një moment historik. Katër presidentë kanë premtuar se Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Ti mund ta mbash këtë premtim,’” deklaroi Graham, duke kujtuar bisedën e tyre të së hënës. “Nëse duhen bomba, madje edhe bunker buster, le të përdoren. Nëse duhet të fluturojmë krah për krah me Izraelin, le të bëhet. Pasojat e një dështimi janë të jashtëzakonshme.”

Ndërkohë, kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, Jim Risch, e vlerësoi presidentin për “menaxhimin e një situate shumë të ndërlikuar”, duke shtuar se Trump po konsultohet vazhdimisht me ekspertë të Kongresit dhe informohet në mënyrë të rregullt.

Edhe senatori Tommy Tuberville theksoi se Kongresi duhet të ketë një rol në çdo vendim për veprim ushtarak ndaj Iranit. “Duhet të kemi njëfarë fjale në këtë. Sidomos nëse situata mund të çojë drejt një Lufte të Tretë Botërore, sepse rreziku është real,” tha ai.

Paraardhëse

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Pasardhëse

Eurostat 2024/ Çmimet në Shqipëri po kapin më shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në rajon

Pasardhëse

Eurostat 2024/ Çmimet në Shqipëri po kapin më shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në rajon

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.