Gazetari Investigativ Basir Çollaku është përplasur sot me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në emisionin “Opinion”.
Çollaku i drejtoi dy pyetje Taulant Ballës duke i kërkuar informacion nëse ishte në dijeni se djali i deputetit ishte në kërkim dhe pyetja e dytë se pse nuk i keni kërkuar ministrit të Brendshëm sekuestrimin e kamerave në komisariatin e Fushë-Krujës.
Ky i fundit u shpreh se për punën e kamerave do të flasë Prokuroria, pasi nuk ka asnjë të drejtë t’i kërkoj ministrit sekuestrimin e kamerave.
Balla më tej u shpreh se “të jesh i sigurt o fatkeq se këtë çështje do ta çojmë deri në fund”. Kjo ndërhyrje e Ballës ka detyruar drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu të ndërhyjë, duke i kërkuar të ketë kujdes me fyerjen ndaj gazetarëve në studio. Sipas Fevziut kjo është e papranueshme nga një politikan. Nga ana tjetër, Çollaku i është drejtuar me emrin Peshkatar.
Video:
Diskutime rreth kësaj post