Taksa e “Rrugës së Kombit” e vendosur nga autoritetet shqiptare ka krijuar një tjetër përplasje mes Prishtinës dhe Tiranës.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se ai i ka shkruar një letër homologut shqiptar Damian Gjiknuri, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministri kosovar në një postim në Facebook, pas takimit me ambasadorin shqiptar në Prishtinë , Qemal Minxhozi
Postimi i plotë
Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e rithkesova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.
Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.
Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.
Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm.
Diskutime rreth kësaj post