Qyteti i Korçës mëngjesin e kësaj të enjte është zgjuar me temperatura -5 gradë dhe e “veshur me të bardha”, ku trashësia e borës ka arritur deri në 3-10 cm.
Reshjet e dëborës kanë vijuar nga ora 18:00 deri orën 02:00 duke zbardhur qytetin.
Mësohet se të gjitha akset nacionale paraqiten me prezencë dëbore, ku gjatë natës është punuar me borëpastruese dhe kriposje.
Ndërkohë mësohet se në këto akse rrugore kalimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë.
Ndërsa për shkak të motit të keq raportohet se zonat si Vithkuq Gore, Dardhas,Moglice kanë probleme me energjinë elektrike.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post