Teksa edhe pak ditë na ndajnë me fundin e muajt Mars, temperaturat kanë pësuar një rënie këtë të hënë dhe tashmë në disa zona kanë kanë nisur reshjet e borës.
Raportohet se reshjet e borës kanë nisur në Shkodër në orët e para të mëngjesit në lartësitë mbi 400 m. Bora ka nisur në bashkitë Pukë, Fushe Arrëz dhe Shkodër.
Sa i përket situatës së epidemisë në vend, deri më tani nuk raportohen raste me Covid-19. Nga Dogana e Hanit të Hotit, kane hyre 137, udhëtarë, 42 shqiptarë dhe 95 të huaj.
Ndërkohë po ndiqet situata epidemiologjike në të gjithë territorin e qarkut për gjurmimin e personave që mund të vijnë nga zonat e prekura. Ata udhëzohen që të ndjekin rregullat e vetëkarantinimit.
Njoftimi:
“Në Qarkun Shkodër, në orët e para të mëngjezit kanë filluar reshjet e dëborës mbi lartësitë 400 m, që ka prekur kryesisht bashkitë Puke, Fushë Arrez dhe disa NjA në Qarkun Shkodër. Nuk raportohen raste të covid -19. Nga Dogana e H. Hotit, kane hyre 137, udhetare, 42 shtetas shqiptardhe 95 te huaj. Nga NjKV ndiqet situata epidemiollogjike në të gjithë territorin e qarkut për gjurmimin e të ardhurve nga vendet e infektuara duke i udhëzuar për ndjekjen e vetkarantinimit. Nga strukturat e DVP, ushtrisë, Fnsh, policive bashkiake nëpërmjet 15 pikave të postoblloqeve dhe në bashkepunim me inspektoriatet po ndiqen e zbatohen urdhërat e akteve normative. KMC po e monitoron situatën dhe kordinon strukturat në të gjithë territorin e Qarkut dhe po kordinon punën me të gjitha bashkitë në mbështetjen e komunitetit në nevojë me ndihma ushqimore për të cilat do ju informojmë gjatë ditës” – thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post