Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e rrugëve në akset kombëtare në orët e fundit si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Postimi i plotë:
“Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë pushuar
Është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës
Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.”
Diskutime rreth kësaj post