Teksa pritet nje ndryshim rrenjesor i kushteve meteorologjike nga neser e ne vijim, këtë të premte moti do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, teksa zonat lindore rrezikohen nga reshje të pakta shiu.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.
Por të shtunën temperaturat do të ulen mesatarisht me 2 gradë Celcius në të dy ekstremumet ditore.
Por motit te ngrohtë te këtyre ditëve do ti vijë fundi të shtunë të dielë, pasi një valë e ftohtë do të godasë pjesën më të madhe të Europës.
Kjo masë ajri shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.MeteoAlb, në vlerësimin e vetë paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.
Ne pergjigje te interesit te komentuesve, Meteoalb shkruan:
Pritet te kemi temperatura ekstreme te njejta me ato te nje viti me pare, apo…?
Jo aq te uleta dhe zgjasin me pak dite (vjet shenuan -19 zonat malore dhe zgjati rreth 3 jave).
Ky i ftohte do te sjelle rreshje te dendura bore ne te gjithe Shqiperine?
Pothuajse ne gjithe Shqiperine
Diskutime rreth kësaj post