Ditëve të fundit tema kryesore e mediave dhe analistëve e politikanëve ka qenë zgjedhja dhe propozimi i zëvendësuesit të presidentit në detyrë Ilir Meta.
Sot ka dështuar raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat duket se ka ndjekur lojën e Ramës duke thënë se duhet një President me konsensus mes palëve. Alibeaj tha se e kanë bërë detyrën e tyre ndërsa shtoi se palët duhet të marrin pjesë në proces.
“Raundi i parë mbaroi, kuptohet çfarë fshihet pas saj. E bëmë detyrimin tonë. Të merrni pjesë në proces.
Arsyetimi fare i thjeshtë. Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin. Duhet një President mbi palët.
Qëndrimi ynë i qartë. Kemi bërë një deklaratë të çuar zyrtarisht mazhorancës. Me një logjikë të thjeshtë.
Nëse duhet të zgjedh Presidentin e gjithë shqiptarëve, duhet një president konsensual. Duhet një proces i besueshëm.”-tha Alibeaj.
Më herët kryeministri Rama tha se do të presin me durim një konsensus mes palëve ndërsa theksoi se s’kanë një emër konkret për Presidentin e ri.
Diskutime rreth kësaj post