Duket sikur tashmë edhe mediat ndërkombëtare kanë fillluar të hedhin sytë dhe të zbulojnë problemet e errëta të vendit tonë.
KWshtu ka ndodhur këtë herë me televizionin shtetëror gjerman, ZDF i cili ka vendosur të bëjë një reportazh për Shqipërinë.
Televizioni në fjalë madje zbuloi me dron një plantacion me kanabis.
Në materialin me titull “Shqipëria nën kontrollin e mafias”, gazetarja Eva Schiller thotë se aktiviteti i bandave shqiptare shtrihet në të gjithë Europën.
Në reportazh, ZDF përfshin dhe një prononcim të ish-oficerit të antidrogës, Dritan Zagani, i cili pohon se bandat kriminale kanë mbështetje të plotë nga politika që qeverisë Shqipërinë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post