Në puntatën e sotme të emsionit që ka për qëllim të nxjerrë çifte debati ka nisur që në fillim të tij, teksa në studio kanë mbizotëruar debatet lidhur me vonesën e Teas. Ajo nuk është parë në studion, ndërsa konkurrentët e tjerë kanë nisur të komentojnë këtë veprim të Teas.
Nga të gjithë konkurrentët, vetëm Andi i doli në mbrotje Teas. Andi tha se Tea ka nevojë për tu kujdesur për veten, por me tej shtoi se dhe ai është kureshtar për vonesat e Teas. Ndër të tjera, moderatorja tha se kjo nuk është vonesa e pare e Teas, teksa opinionisti, Arjan Konomi e konsideroi vonesën e Teas si mendjemadhësi.
Në mbrotje të Konomit ishte edhe Mevlani i cili tha se në atë emision të gjithë janë preçizë dhe lënë problemet për të mos u vonuar për emisionin. Pas vonesës produksioni pezulloi Tean.
Diskutime rreth kësaj post