**TË SHTËNA ME ARMË NË MAGJISTRALEN PRISHTINË–FERIZAJ, TRE PERSONA TË LËNDUAR**
Sot, rreth orës 05:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në magjistralen **Prishtinë–Ferizaj**.
Sipas burimeve të Indeksonline, dy prej personave të lënduar janë identifikuar si **Rinor Krasniqi dhe Arlind Rushiti (i lindur në vitin 2005)**.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas të dhënave fillestare të Policisë, **tre persona kanë pësuar lëndime**. Dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri, ndërsa personi i tretë dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë.
Të tre personat janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, njësitet përkatëse policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit.
**Hetimet janë në zhvillim dhe detaje të tjera pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.**







Diskutime rreth kësaj post