Sara Croce ka befasuar me deklaratën e fundit. Sara Croce zbulon se refuzoi Cristiano Ronaldon, ky i fundit pas këtij veprimi e bllokoi në Instagram, shkruan Il Fatto Quotidiano.it, transmeton Billbordi.com
Ajo dha këtë deklaratë për sulmuesin e Juventusit, gjatë një interviste për Lorella Boccia në Rivelo.
“Një person i dha numrin tim të telefonit dhe u zemërova shumë. Ai më shkruajti në WhatsApp dhe pas refuzimit tim tha që do të më bllokonte në Instagram”, shpjegoi Croce.
“Kështu ishte dhe prandaj kuptova që ishte ai Ronaldo i vërtetë”, shtoi Sara Croce, e cila thotë se futbollisti u ka shkruar shumë vajzave, qoftë të famshme apo jo.
Sara nuk e sqaroi faktin nëse Ronaldo i kishte shkruar gjatë kohës kur ishte në lidhje me Georgina Rodriguez apo më herët.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post