• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

EKSKLUZIVE / Të pathënat për Balilin dhe ja ku ndodhet ai

25 November, 2017
në Aktualitet
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia e Shtetit ka nisur sot një operacion për sekuestrimin e pronave të Klement Balilit, i akuzuar për trafik të lëndëve narktike. I gjithë aksioni i uniformave blu, në thelb nuk është gjë tjetër veçse ekzekutimi i një urdhëri të Gjykatës.

*Ai njihet si Klement, por emri i tij në pasaportë është KELMEND SABAUDIN NAZO BALILI.

Megjithatë, pasi e ka shitur si spektakël televiziv aksionin e sotëm, policia ka dhënë detaje nga sekuestro pasurore si dhe kërkon informacion nga qytetarët nëse janë në dijeni të të tjerave prona të paligjshme nga familja Balili.

Deri mbrëmjen e së premtes, policia thotë se krahas kompleksit turistik “Santa Quaranta” janë sekuestruar edhe 36 apartamente e mbi 2 mijë metra dyqane e garazhe.

Gjithësesi, meraku i sigurisë publike nuk janë pronat e Klement Balilit, por ai vetë.

Politika dhe Balili

I cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili është një emër që u kërkuar fillimisht nga drejtësia greke. Deri në ato momente, jeta e ish-drejtorit të LSI në Sarandë ishte e patrazuar. Arrestimi i tij dështoi pas mbërritjes së dosjes nga Athina dhe kjo bëri që politika të përplaset në debatet publike.

Ndërsa qeveria e Ramës akuzonte prokurorinë, kjo e fundit që është instrument i Bashës dhe Metës fliste për mosveprime të forcave të rendit.

Gjithësesi ajo që dihet është se deri në ditën që mori arratinë, Klement Balili ishte zyrtar i LSI-së në Sarandë, ku mbante postin e Drejtorit Rajonal të Transportit Rrugor. Madje, ish-kreu i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë personalisht në inaugurimine  resortit “Santa Quaranta”

Ka një të hidhur të madhe për shqiptarët sa i përket rastit “Balili”. Ai u përmend për herë të fundit nga ‘çadra e demokratëve’ në mars 2017 dhe që prej asaj here e gjithë politika ka rënë  në qetësi…

Ku ndodhet ai?

Klement Balili krijon habi tek ata që nuk e njohin, por jo te banorët e zonës. Familja e tij është me origjinë nga Kuçi i Vlorës dhe e vendosur në Stjar të Delvinës. Nga veriu, fshati Stjar kufizohet me fshatin Bajkaj dhe Vanën; nga juglindja me Kostarin; nga lindja me Bamatatin; nga perëndimi me Mavropullin.

Por më saktë, pronat dhe rezidencat e tyre ndodhen në fshatin Stjar. Ky i fundit përbëhet nga këto familje te ardhura: Balili (nga Kuçi i Vlorës), Bardhaj (nga Progonati), Çiçaj (nga Zhapokika e Tepelenes), Manaj (nga Karbunarë e Paramithisë), Muçi (nga Kalasa, Vergo), Naçi (nga Mavropulli), Partelaj (nga Kalcati), Veliu (nga Progonati).

Klementi është lindur dhe rritur në Stjar si i biri i Sabaudinit dhe Nazos. Madje edhe pasaportizimi i tij, tregon se vijon të jetojë aty.

Megjithatë, Balili mbetet një nga familje dominuese të zonës edhe për shkak se cilësohet si “e fortë”. Krahas aktivitetit të dyshuar kriminal të Klement Balilit, nipi i tij Rigels Balili është kryetar i Bashkisë Delvinë. Ky post brenda rrethit te afërt siguron në vijim edhe paprekshmërinë e të shpallurit në kërkim. Pavarësisht sigurive të tjera që ai ka nga policia lokale dhe burime të tjera.

Megjithatë, burime nga Delvina thonë se Klement Balili nuk është larguar nga fshati Stjar. Madje as nuk ruhet si një “Escobar” i vërtetë. Një lexues i Lajme.al shkruajti gjatë zgjedhjeve të 2017 se Klement Balili lëvizte lirshëm brenda Rrethit Delvinë, por pa dalë prej tij. Sipas këtij shkruesi, Balili udhëton me dy automjete; një BMW veturë dhe një BMW tjetër fuoristradë.

Madje po sipas të njëjtit burim, ai ka një vilë në Stjar dhe aty fle dhe zgjohet. A është ky vendi ku fshihet Klement Balili? Me gjasë po, përderisa pikërisht vetëm në vendlindjen e tij policia nuk ka kryer kurrë një operacion përveç ditëve të para kur u shpall në kërkim.

Episodi i zgjedhjeve

Sikurse thamë më lartë, i njëjti burim për Lajme.al ka treguar edhe një episod. Me nisjen e fushatës së vitit 2017, kryetari i Bashkisë Delvinë nisi mobilizimin për të siguruar vota në favor të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pikërisht asaj partie që e kishte zgjedhur në krye të bashkisë. Por ditët e para të fushatës, në Delvinë u regjistrua një incident. Zyra elektorale e Partisë Socialiste u thye dhe kjo e fundit ia faturoi LSI-së.

Në atë kohë lajmi u bë publik së bashku me fotografi, por autorët nuk u gjendën. Megjithatë, burimi tregon se duke qenë se Balilajt e LSI u bënë të bezdisshëm, dy elementë të panjohur mbërritën nga Tepelena në Delvinë. Për ta nuk u morën vesh emrat kurrë, por vizita e tyre kishte qenë fjalëpake.

Pas një takimi me Balilajt e LSI-së dhe një bisede të shkurtër, ata ishin larguar dhe në Delvinë ra heshtja. Madje, Lëvizja Socialiste për Integrim që drejton Bashkinë nuk doli forcë e parë!

Kurrë nuk është marrë vesh identiteti dhe a kishin ndonjë post “tepelenasit”. Vetëm dëshmohet se ata erdhën dhe ikën për punë minutash dhe pas bisedës me Balilajt, në Delvinë u kthye normaliteti. /Lajme.al

Paraardhëse

Sulm me bombë në Egjipt, të paktën 200 të vrarë në xhami

Pasardhëse

Çfarë ‘bombe’ pritet të shpërthejë? Ja çfarë paralajmëron gazetari i njohur investigativ

Pasardhëse

Çfarë 'bombe' pritet të shpërthejë? Ja çfarë paralajmëron gazetari i njohur investigativ

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.