Koordinatori i Task Forcës, Arben Gjata shpjegoi mundësitë e përballimit të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gjata sqaroi “ABC Neës” se OBSH rekomandon që tamponët ti bëhen personave tek të cilët infeksionistët indikojnë që duhen bërë.
Gjithashtu ai theksoi se situata duhet të menaxhohet dhe jo kushdo mund të bëjë tampon, “ndryshe nuk ka shtet në botë që mund të bëjë depistim masiv të gjithë popullatës”, u shpreh Gjata.
Gjata gjithashtu sqaroi edhe krijimin e Task-Forcës së re për burimet njerëzore.
“Burimet njerëzore falë masave që janë marrë janë të paprekura. Task-Forca kishte për deyrë të hartonte skenarët dhe mundësitë se si do të përballohej nëse sëmundja do të merrte përmasa sipas skenarëve të ndryshëm. Masat dhe shqetësimi për këtë problem është ngritur shumë herët që në momentin që u prek Italia.
Janë krijuar edhe dy Task-Forca të tjera një prej të cilave do të meret me koordinimi i shërbimit të anestezive në rang kombëtar. Sepse ata që do të përballen më shumë me rastet e rënda janë anestezistët dhe reanimatorët.
Do të shihen të gjitha mundësitë. Task-Forca tjetër është për burimet njerëzore. Sot është hartuar një program trajnimi për të gjithë stafin spitalor, në mënyrë që të dimë se kush janë shenjat dhe të mos jemi të papërgatitur.”
Gjatë bisedës në studio përballë gazetarit Endri Xhaho, Gjata theksoi se nuk e dimë se në çfarë situatë do gjendemi pas dy javësh, por është e domosdoshme të jenë shumë rezerva.
“Në reanimacion janë tre persona. Nuk i di shifrat e sakta. Qëndrimi im ka qenë për masa ekstreme që ditën e parë. Është e domosdoshme që gjërat jetike për të mbajtur shoqërinë në këtë periudhë do të funksionojnë si ditën e parë. Mundësia e vetme dhe më e mirë që ka Shqipëria është që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi”, tha Gjata.
Diskutime rreth kësaj post