Reperja Tayna ka përjetuar një situatë të sikletshme, teksa ndodhej në një prej koncerteve të shumta që realizon nëpër diasporë. Në një moment këngëtares i është zgjidhur njëra nga lidhëset e këpucëve, dhe e vënë në vështirësi ajo është ulur për ta lidhur vetë, por pa sukses, pasi i është zgjidhur sërish.
Në këto momente të vështira, në ndihmë i ka ardhur një nga fanset e saj të zjarrta, që gjendej e para në podium. Ajo është përkulur për t’i lidhur sandalen reperes, ndërsa Tayna e ka falenderuar publikisht për këtë gjest.
”I dua shumë fansat e mi. Sinqerisht e vlerësoj dashurinë që ma dhuroni. Faleminderit vajzës në fjalë, kushdo që je, ta ha zemrën. Bota ka nevojë për më shumë gra si ti,” – ka shkruar Tayna në një postim në InstaStory.
Reperja po i ngjit hapat e suksesit me ritme të shpejta, duke krijuar më mijëra fansa që e adhurojnë dhe presin me padurim të ndjekin koncertet e saj.
FOTO:
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post