Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se vendi ynë me ecurinë e koronavirusit po habit edhe botën. Nisur nga kjo logjikë dhe statistikë të prekurish, Muka shkruan me ironi se atëherë duhet t’i jepet fund ‘arrestit kombëtar’ pasi shifrat janë të njëjta me periudhën para se qytetarët të mbylleshin në shtëpi.
Taulant Muka thekson se këto nuk janë shifra reale të përhapjes së koronavirusit në vend pasi në të vërtetë po bëhen shumë pak testime dhe gjurmime. Për të dalë nga kjo luftë me sa më pak pasoja, Muka insiston që duhet të ruhet distancomi social, por të bëhen edhe sa më shumë teste dhe gjurmime.
“Vendi yne sot po habit boten! Grafiku tregon se vendi yne, bazuar ne te dhenat zyrtare, me apo pa “arrest kombetar” ka te njejten ecuri! Arresti kombetar duhet te jepte efektet 2-3 jave me pare, nderkohe gjate periudhes se arrestit kombetar numrat e rasteve te reja te diagnostikuar me COVID-19 ne nivel mesatar nuk ka ndryshuar. Pra pse duhet arresti kombetar kur dhe pa arrest kombetar ne kemi te njejten ecuri?
Sigurisht qe distancimi social eshte i nevojshem, por e verteta e ketij paradoksi qendron te numri shume i vogel i testimeve qe ne si vend po bejme. Mos berja e testimeve eshte e qellimshme apo nga padituria- pak rendesi ka pasi rezultati eshte i njejte! Vetem rritja e numrit te testimeve, e shoqeruar me vone me depistmin (testmin e pranise se antitrupave COVID-19) do te na ndihmoj te kuptojme realitetin, dhe shoqeruar me nje gjurmim efekti te rasteve, do te na mundesonte qe jo vetem te shkurtonim ne kohe arrestin kombetar, por edhe te planifikinomim masat e reja moderuese per fillimin e jetes sociale dhe ekonomike per nje pjese te shoqerise!”, shkruan Muka në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post