Deputeti i PS, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inspektoi punimet e kryera në njësinë administrative Klos, ndërsa kërkoi shërbim cilësor ndaj qytetarëve.
“Asnjë punonjës i shtetit nuk do të tolerohet, në rast se abuzon me detyrën dhe nuk jep shërbimin e duhur ndaj qytetarëve.”
”Përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve për ne është parësor. Çdo ditë pranë këtyre njësive vijnë qytetarë që marrin shërbime, por edhe kërkojnë përgjigje për një problematikë të caktuar.
Çdo qytetar duhet të pritet, të dëgjohet dhe të marrë një përgjigje, qoftë edhe kur problem i tij ligjërisht nuk mund të zgjidhet”, tha Balla.
Sipas Ballës kundërshtarët e PS nuk janë as Meta as Basha, por ata punonjës të shtetit që nuk e bëjnë detyrën siç duhet.
“Kundërshtari ynë më i madh nuk janë as Meta, as Basha, por ata punonjës të zyrave të shtetit që nuk e kryejnë detyrën siç duhet. Pikërisht ndaj këtyre punonjësve ne duhet të jemi shumë të rreptë.
Gjyqtar më të mirë se populli nuk ka dhe populli do të na gjykojë të gjithëve në 25 Prill. Populli do të dijë të ndajë shapin nga sheqeri dhe t’i japë Edi Ramës një mandat të tretë për të qeverisur së bashku me njerëzit”, deklaroi Balla.
Diskutime rreth kësaj post