Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët në fshatin Gracen pas ndërtimit të qendrës së re Shëndetësore.
Balla ka ironizuar opozitën duke paralajmëruar kohë të vështira nëse kryeministri Rama humbet zgjedhjet.
Deklarata e Ballës:
“Shumë prej jush kanë drejt të thonë që këtu në Gracen nuk janë bërë ato që do ishin dashur të bënim të gjithë së bashku. Nuk janë bërë rrugët. Janë rikonstruktuar por nuk janë aty ku duhet. Kemi bashkëpunuar me miq shqiptarë dhe të huaj për të na ndihmuar. Kjo qendër shëndetësore do të shërbejë për vaksinimin. Ajo u ndërtua në kohë rekord.
Kjo luftë me Covid-19 nuk mund të merret me shaka, prandaj ne takimin po e bëjmë të distancuar. Ligji thotë që takimet duhen në distanca dhe vendosje maskash. Pse nuk e mban maskën një anëtar i Partisë Demokratike. Kujt ja bën pa qëllim, neve, atyre që janë në spital të intubuar. Kujt? LSI nuk merr mandate në Elbasan. Pastaj për PD-në, a mund ta zëvendësojë Lulzim Basha, kryeministrin Rama. Në këto kohë të vështira na duhet një kryeministër i fortë.
Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi nëse rikthehet Berisha dhe Meta do rikthehemi prapë në pikën zero. Bashkia e Elbasanit e ka provuar drejtimin nga Partia Demokratike. Nuk do të ketë fare investime. Padiskutim që Partia Socialistë do të fitojë zgjedhjet”, u shpreh Taulant Balla.
Video:
Diskutime rreth kësaj post