Vijon aksioni i Hetimit Tatimor kundër informalitetit, ku janë gjobitur dhe bllokuar dhjetëra biznese në pak ditë.
Këtë herë në vëmendje kanë qenë karburantet, siç është rasti i gjigantit të karburanteve ‘Gega Oil’, i cili nuk do të lejohet të derdhë naftë.
Për këtë ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postim në Facebook thotë se çdo ‘trim’ që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish.
Statusi i plotë:
Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë e të thithin lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.
Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish.
Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post