Kryeministri Edi Rama ka takuar të riun që me një lëvizje të guximshme arriti që të bllokonte shoferin që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme në sheshin “Skënderbej” ditën e sotme.
Klodian Elqeni është heroi i cili parandaloi sulmin që ndodhi në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. Bashkë me dajën e tij, Baki Albina, kanë shkuar në selinë e PS-së e cila ndodhet pranë sheshit. Pas takimit me kryeministrin, i riu ka dhënë një deklaratë për mediat.
“Më falënderoi shumë për aktin që kreva. Më ftuan, nuk erdha vetë. Shprehu kënaqësinë e vet, bëmë një foto, kaq”, tha 22-vjeçari.
Diskutime rreth kësaj post